Fjalë Kyçe

Aksident me dy të lënduar te “Kroni i Mbretit”, njëri nga shoferët i dehur

Aksident me dy të lënduar te “Kroni i Mbretit”, njëri nga shoferët i dehur

Dy persona janë lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Korreticë, tek vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Kështu bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se në aksident janë të përfshira dy vetura me targa vendore, dhe se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se njëri nga drejtuesit e automjetit rezulton të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë vozitjes. Njësia për kontroll të autostradave e PK-së është duke u marrë me rastin dhe procedurat ligjore”, ka thënë Hoxha./reporteri.net