Fjalë Kyçe

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Një aksident ka ndodhur sot në orën 07:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se një person është lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 07:00 ku të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit një person është i lënduar. Shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparësisë se kalimit, në një udhëkryq rruge në magjistrale në zonën e fshatit Maxhunaj”, ka thënë ai.