Fjalë Kyçe

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë-Podujevë

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident komunikacioni që ka ndodhur gjysmë ore më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30,në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.