Fjalë Kyçe

Aksident mes autobusit dhe një veture në fshatin Gllarevë, tre të lënduar

Aksident mes autobusit dhe një veture në fshatin Gllarevë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në fshatin Gllarevë, në rrugën Prishtinë-Pejë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Gllarevë në rrugën Prishtinë-Pejë. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

Sipas burimeve të Klankosova.tv autobusi i përfshirë në aksident ishte me tifozë që ishin duke ardhur në Prishtinë, për ndeshjen mes Pejës dhe Bashkimi në Superkupë.