Fjalë Kyçe

Aksident mes dy veturave dhe një kamioni në Slivovë, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave dhe një kamioni në Slivovë, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur mes dy veturave dhe një kamionete.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinës-Gjilan në fshatin Slivovë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë respektivisht në fshatin Slivovë.Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.