Fjalë Kyçe

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Llapushnik

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Llapushnik

Dy persona u lënduan në aksidentin që ndodhi paraditen e kësaj të enjte në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llapushnik. Dy të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka treguar se në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Sot rreth orës 10:45, në rr. Nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një automjet. Dy persona kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësore dhe pastaj janë liruar. Njësitet kompetente janë marrë me rastin”, tregoi Hoxha.