Fjalë Kyçe

Aksident mes tri veturave në Veternik, lëndohen tre persona

Aksident mes tri veturave në Veternik, lëndohen tre persona

Tri vetura janë përfshirë në një aksident të ndodhur minuta më parë në Veternik.

Nga pamjet e publikuara kuptojmë se bëhet fjalë për aksident në zingjir mes tri veturave, teksa në vendin e ngjarjes gjendet edhe policia dhe ndihma e shpejtë.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë pësuar lëndime tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.