Fjalë Kyçe

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësori

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësori

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një këmbësor është goditur nga një kamion, me targa AA 216 AE, teksa po kalonte rrugën.

Nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar më tepër rreth ngjarjes.