Fjalë Kyçe

Aksident në Bardhosh, ka të lënduar

Aksident në Bardhosh, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Bardhosh të Prishtinës.

Në aksident përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ka edhe persona të lënduar.

Policia e Kosovës dhe autoambulanca menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e aksidentit.

Në vendin e aksidentit shihet një biçikletë dhe një automjet i cili ka dalë jashtë rrugës.