Fjalë Kyçe

Aksident në Dragodan, përfshihen tre vetura, ka edhe të lënduar

Aksident në Dragodan, përfshihen tre vetura, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Dragodan të Prishtinës ku janë përfshirë tre vetura.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për lajmi.net i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, derisa policia është duke kryer procedurat e tjera të nevojshme në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.