Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit, ku një drejtues motoçiklete ka mbetur i vdekur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “katër rrugët”. Drejtuesi i mjetit është përplasur me një këmbësor dhe për pasojë është rrëzuar me motor, duke gjetur vdekjen.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.