Fjalë Kyçe

Aksident në fshatin Bajgorë të Podujevës, lëndohen tre persona

Aksident në fshatin Bajgorë të Podujevës, lëndohen tre persona

Sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhur vetaksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Ahmeti.