Fjalë Kyçe

Aksident në fshatin Shkabaj të Prishtinës

Aksident në fshatin Shkabaj të Prishtinës

Një aksiden i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Prishtinës

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur tre persona, raporton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se një vetura ka goditur barrierat e rrugës dhe pas goditjes është kthyer në kahun e kundër të lëvizjes.

“Aksidenti ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës. Të lënduar kanë mbetur tre persona.  Vetura nuk ka qenë duke lëvizur në kahun e kundërt të korsisë, por pas goditjes së barrierës ajo është kthyer në atë formë”, ka bërë të ditur ai.

Kujtojmë se pas një aksidenti të ndodhur sot në Zhur të Prizrenit, mbetën të vdekur tre persona.