Fjalë Kyçe

Aksident në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Aksident në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një person ka marrë lëndime të rënda pas një aksidenti të mbrëmshëm që ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se personi është lënduar pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga vozitësi mashkull K/Shqiptar.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur këmbësori ishte duke e kaluar rrugën në vendin ku shiritat rrugor janë të ndarë fizikisht me barriera metalike.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda./Gazeta Alo/