Fjalë Kyçe

Aksident në Han të Elezit, përplasen dy vetura diplomatike

Aksident në Han të Elezit, përplasen dy vetura diplomatike

Një aksident ka ndodhur në Han të Elezit, ku janë përfshirë edhe vetura diplomatike.

Sipas fotografive që kanë ardhur në adresë të Gazetës Express shihen se në aksidentin që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Shkup, janë përfshirë dy vetura diplomatike.

Policia e ka konfirmuar për Express se ka ndodhur aksidenti por nuk ka dhënë detaje të tjera e as nuk ka treguar se cilit mision diplomatik i takojnë veturat.