Fjalë Kyçe

Aksident në kryeqytet: Vetura Golf goditet nga kamioni

Aksident në kryeqytet: Vetura Golf goditet nga kamioni

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar fotografi nga aksidenti, ku edhe kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryqytet, derisa një veturë Volkswagen Golf ka përfunduar nën kamion.

Sipas dëshmitarëve nga ky aksident përveç dëmeve materiale që kanë ndodhur, nuk ka ndonjë person të lënduar.

Më poshtë keni fotografitë nga aksidenti.