Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku në fshatin Lybeniq të Pejës, mëngjesin e së premtes.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.