Fjalë Kyçe

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta në një aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Aksidenti ka ndodhur në orën 10:00, derisa Policia i ka thënë KOHËS se janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve, njëra me targa të huaja dhe tjetra vendore.

“Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet , 3 persona janë lënduar lehtë”, thuhet në njoftimin policor.