Fjalë Kyçe

Aksident në magjistralen Prishtinë–Gjilan, ka të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë–Gjilan, ka të lënduar

Sot rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marrë tre persona.

Këtë për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.