Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë saktësisht në fshatin Lebanë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve”, tha Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor dhe me këtë rast po merret njësiti i trafikut