Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në rrugën “Mbreti Petri”, në Mitrovicë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe dy pasagjer që të gjithë të komunitetit serb, shkruan Gazeta Alo.
Të lënduarit janë dërguar në Spital për tretman mjekësor.
Të dy vozitësit ishin në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Alo