Fjalë Kyçe

Aksident në Podujevë, ndërron jetë një person

Aksident në Podujevë, ndërron jetë një person

Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë sot në ora 15:00 ka ndodhur një aksident, ku janë të përfshira dy vetura.

Këtë për Gazetën Alo e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ajo tregoi se një person ka ndërruar jetë në këtë aksident.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë e tipit Golf 6 ,ngjyrë hiri e cila ka qenë në lëvizje dhe një kombi  i cili ka qenë i parkuar”.

” Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit Golf 6 nga lëndimet  e marra ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë  i viktimës është dërguar për obduksion. Me rastin po merret trafiku”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Alo.