Fjalë Kyçe

Aksident në Prishtinë, këmbësori dërgohet për trajtim mjekësor

Aksident në Prishtinë, këmbësori dërgohet për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur para një ore në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e kësaj, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ajo.