Fjalë Kyçe

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Rreth orës 17:00 në rrugën Enver Maloku (Bregu i Diellit) në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku, ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Të përfshirë në këtë aksident janë tri automjete.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Borovci për Telegrafin.

Sipas tij, “Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.