Fjalë Kyçe

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorin

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorin

Një këmbësor ka marrë lëndimet trupore pasi është goditur nga një veturë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku vetura  e tipit BMW ka goditur 37-vjeçarin V.K.

Lajmi e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Alo.

Ajo ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti viktima ka marrë lëndime të lehta trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Ulpiana, ku një veturë në lëvizje  e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit V.K 37 vjeç, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitë relevante të policisë”, ka thënë Ahmeti.