Fjalë Kyçe

Aksident në Prizren, një person dërgohet në emergjencë

Aksident në Prizren, një person dërgohet në emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prizren në mes të një fugoni dhe një motoçiklete.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një aksident në mes të një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur rreth orqs 16:00. Njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, një person është dërguar në emergjencë”, ka thënë Osmanollaj.