Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë mes dy veturave.
Sipas fotografive të siguruara nga Gazeta Online Insajderi, shihet se një veturë e tipit “Golf” dhe një veturë e tipi “BMË” janë përfshirë në aksident.
Nga pamjet po ashtu shihet se të dy veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Nuk dihet për persona të lënduar si dhe për shkakun e aksidentit.