Fjalë Kyçe

Aksident në Rahovec, shoferi pëson lëndime të rënda

Aksident në Rahovec, shoferi pëson lëndime të rënda

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, në fshatin Kramavik të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Datë 06.01.2022 rreth orës 09:00, ne fshatin Kramavik, KK Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku me deme materiale dhe lendime trupore. Deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasesi i dyshimti i automjetit VË Golf ishte duke levizur pergjate aksit rrugore Xerxe – Kramovik dhe kur arrinë ne fshatin Kramovik, nuk i pershtatet shpejtesisë se levizjes automjetit te tij ku rruga eshte me kthesa dhe nga shiriti i djathte delë ne shiritin e majte dhe me pjesen e perpareme e godet automjetin Mercedes ne pjesen e perpareme anesore te krahut te majte”, ka deklaruar Xhurkaj, për express.

Xhurkaj bëri të ditur se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ndërkaq ka pësuar frakturë në dorën e majtë.

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme materiale ne te dy automjetet ndersa lendime trupore ka pesuar I dyshuari. Nga kalimtaret e rastit I dyshuari – i lenduari dergohet ne Emergjencen e Spitalit Rajonal ne Gjakove. I lenduari- I dyshuar ka pesuar fraktur ne doren e majte, dhe pas marrjes se ndihmes se pare lirohet ne shtëpi”, ka deklaruar Xhurkaj.