Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, ka bërë të ditur Tch.
Në aksidentin e ndodhur në afërsi të Fanit, Mirditë, janë përfshirë një veturë me targa të Kosovës dhe një me të Shqipërisë.
Sipas Tch, raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e aksidentit dhe numri i të lënduarve ende nuk janë bërë të ditura.