Fjalë Kyçe

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sibovc), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje, si pasojë  janë lënduar dy persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin“.