Fjalë Kyçe

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor.