Fjalë Kyçe

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:25 në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një veturë, ndërsa personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas janë liruar.

“Nga hetimet e para në vend të ngjarjes, bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë veprimi i drejtuesit të kamionetës i cili merr veprim për kthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë, me ç ‘rast ka goditur veturën tjetër”, ka thënë Zahiti.