Fjalë Kyçe

Aksident në Trudë të Prishtinës, tre të lënduar

Aksident në Trudë të Prishtinës, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi gjatë mbrëmjes të së enjtes në fshatin Trudë.

Në aksident, të përfshirë ishin tri automjete, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.