Fjalë Kyçe

Aksident në Viti, lëndohen tre persona

Aksident në Viti, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë, me ç’rast tre persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në mes një kamioni transportues dhe një veture udhëtarësh, shkruan Gazeta Alo.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës mashkull K/Shqiptar  dhe dy pasagjerë femra K/Shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduarit kanë marr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan, kurse njëri prej tyre edhe në QKUK.

Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  dhe i njëjti me vendim të prokurorit  dërgohet në mbajtje./Gazeta Alo/