Fjalë Kyçe

Aksident te rruga “B”, lëndohen dy këmbësorë

Aksident te rruga “B”, lëndohen dy këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “B” në Prishtinë mes një automjeti dhe dy këmbësorëve, të cilët kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe ka dhënë detaje.

“Sot rreth orës 18:30, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, thanë nga policia për sinjalin.