Fjalë Kyçe

Aksident trafiku mes dy veturave në Vushtrri

Aksident trafiku mes dy veturave në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur në Vushtrri pasditen e sotme, ku janë përfshirë dy vetura.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit dhe ka thënë se nuk ka pasur të lënduar dhe se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50 e Policia ka ardhë në vendin e ngjarjes. Nuk ka të lënduar mirëpo, në njërën veturë kanë qenë dy fëmijë“, ka thënë ai.


Lidhur me rastin policia akoma nuk ka dhënë përgjigje.