Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Fushë Kosovës

Aksident trafiku në Fushë Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e vonë të kësaj të enjte në dalje të Fushë Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se ekipet e njësisë së trafikut janë duke u marrë me këtë rast, por për shkak të ngarkesës në detyrë detaje të tjera rreth mundësisë për të lënduar apo dëmeve materiale do të njoftojnë ndërkohë.

Mësohet se në këtë aksident janë të përfshira disa vetura.