Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Graçanicë

Aksident trafiku në Graçanicë

Katër persona dyshohet se janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur orët e mbrëmjes në Graçanicë. Në mesin e të lënduarve që janë transportuar në spitalin e Graçanicës, raportohet të ketë qenë edhe një grua shtatzënë.

Aksidenti në mes dy makinave, BMW dhe Opel Corsa ka ndodhur në momentin që njëra vetura ka dashur të kthehej në rrugë, dhe makina që po qarkullonte nga krahu i kundërt s’ka mundur ta shmangë duke shkaktuar përplasje.

Sipas RTVKIM rruga që shpie për në Gjilan aktualisht është mbyllur për qarkullim, përcjell express.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.