Një person ka mbetur i lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut.
Aksidenti raportohet të këtë ndodhur mes një veture dhe në kamioni. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi I policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 15:10 policia është informuar për një aksident në fshatin Dobrushë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion. Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Policia po merret me rastin”, ka thënë Rugova.