Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Kaçanik, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në Kaçanik, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kaçanik.

Policia ka njoftuar se deri te aksidenti vjen derisa drejtuesi në një kthesë e humb kontrollin mbi automjetin, del jashtë rrugës, rrotullohet në një teposhtë të madhe.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë drejtuesi si dhe pasagjeri mashkull K-shqiptar, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor dhe mbeten për shërim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Alo/