Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Mitrovicë, mbetet i lënduar ngasësi i veturës

Aksident trafiku në Mitrovicë, mbetet i lënduar ngasësi i veturës

Ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë, ku është përfshirë vetëm një veturë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i veturës, përcjell Klankosova.tv.

“Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.