Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, të përfshira katër automjete

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, të përfshira katër automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta në qendër të Prishtinës.

Më saktësisht, aksidenti ka ndodhur tek udhëkryqi, afër konvikteve të UP-së.

Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.

Një autobus i Trafikut Urban, një kamion dhe dy autojmete, janë përfshirë në këtë aksident.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.