Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Vushtrri, vetura godet këmbësoren

Aksident trafiku në Vushtrri, vetura godet këmbësoren

Një këmbësore është goditur dhe është duke marrë trajtime mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë pas një aksidenti të trafiku që ndodhi ditën e djeshme në Vushtrri.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili derisa po drejtonte automjetin nga pakujdesia e ka goditur viktimën e cila ishte duke ecur.

Nga ky aksident viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Vushtrrisë në të cilin po trajtohet akoma, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.