Një aksident trafiku ka ndodhur tek rrethi afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.
Një lexues i Telegrafit ka dërguar disa fotografi ku shihet se si pasojë e aksidentit është krijuar tollovi dhe kolona të gjata. Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidente i është dashur të presin në kolonë deri në 40 minuta.
Nuk dihet nëse në këtë aksident ka të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marr një përgjigje lidhur me këtë aksident, por që këta të fundit nuk janë përgjigjur.