Dy shqiptarë, një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në afërsi të Barit, ku mjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur më një makinë ku udhëtonte një polic italian, shkruan tvklan.
Ai ka mbetur i mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale për dy shqiptarë, pasi burri sipas mediave italiane ka dalë nga makina, ndërsa për të nxjerre gruan nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Aksidenti solli për pasojë edhe bllokimin e autostradës për disa orë.