Fjalë Kyçe

Aksident tragjik në Venecia: Dy nga viktimat janë shqiptarë

Aksident tragjik në Venecia: Dy nga viktimat janë shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia të Italisë.
Tre të rinj, dy prej të cilëve shqiptarë, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Sipas informacioneve makina me të cilin udhëtonin tre të rinjtë ka thyer barrierat mbrojtëse duke dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një kanal, raporton Abcnewsalbania.

Viktimat janë identifikuar si Giulia Di Tillio, 21 vjeç nga Portogruaro; dy djemtë shqiptarë Egli Gjeci, 26 vjeç dhe Altin Hoti, 22 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00.