Fjalë Kyçe

Aksidenti fatal në Grabovc, ky është dënimi për shoferin e autobusit

Aksidenti fatal në Grabovc, ky është dënimi për shoferin e autobusit

Një person ka humbur jetën të hënën gjatë një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Grabovc në Fushë Kosovë që ndodhi mes automjetit të tij Golf dhe një autobusi.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit V.A nën dyshimin se ka shkaktuar veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Ekziston dyshimi i bazuar në fshatin Grabovc i Epërm të komunës së Obiliqit i pandehuri V.A. ka drejtuar autobusin duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, me gjendjen e ngarkesës dhe gjendjen e sistemit të frenimit, me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni duke e goditur automjetin VW Golf 19E dhe duke i shkaktuar shoferit lëndime dhe pasagjerit A.K., i cili pas aksidentit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në deklaratë.

Autobusi i kompanisë “Dita & Joni Travel” ka qenë e kontraktuar nga kompania e KEK-ut për të transportuar punëtorët, prej të cilëve asnjë nuk ka mbetur i lënduar nga aksidenti.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe dy të lënduar, pasagjerë të veturës.