Sheqir Zeqiri, u godit për vdekje nga një veturë dje në hyrje të Podujevës.
Rasti ka ndodhur në orën 17:25, në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës).
Sot, i ndjeri është varrosur, ndërsa familja Zeqiri ka bërë një gjest mjaftë human, përcjellë Indeksonline.
Familjarët ia kanë falur gjakun familjes së shoferit që ia shkaktoi vdekjen Sheqirit.
Ceremonia e pajtimit mes familjarëve Zeqiri dhe Bryma u bë në prezencë të prijësve fetar dhe personaliteteve të tjera.