Fjalë Kyçe

Aksidenti me të lënduar në Gjilan, policia jep detaje

Aksidenti me të lënduar në Gjilan, policia jep detaje

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të Gjilanit mes dy veturave, në mesditën e së dielës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, teksa ka thënë se ka pasur edhe dëme materiale.

“Ka ndodhë aksidenti, ka dëme materiale. Njëri nga shoferët ka pësuar lëndime te lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka konfirmuar Hashani.

Express ka arritur të sigurojë edhe fotografi nga aksidenti, në të cilën shihet se vetura e aksidentuar është e tipit ‘Golf’.