Në parkingun e Aeroportit “Adem Jashari”, sot ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë marrë lëndime trupore
Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në parkingun e Aeroportit të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Alo/